IDE, 19 Dhjetor 2024, 17:04

Kush e hapi lojën dhe nxori videon e Parashqevisë? Koha të vëmë një palë frena

Kush e hapi lojën dhe nxori videon e Parashqevisë? Koha të

Deri me sot jam perpjekur ta perkthej gurgulene qe rrethoi kengetaren si nje shperthim histerik me gjithe diagnozat perkatese te ditura ne raste ngjarjesh gjysem-traumantike ku aktiviteti del komplet jashte kontrollit dhe nuk ka aktivitet te arsyeshem qe ta fuse ne binar dhe ta kuptoje arsyet e shperthimit viral.
E megjithate ka nje fakt qe asnjeri nuk u mor dhe qe mendoj se ka vend te veme nje pale frena e te mendojme.
Si hyri videoja ne rrjeten e dendur te qindra mijera perdoruesve online? Kush e nxori i pari? Kush e vuri theksin? Kush e hapi lojen? Deri ne momentin qe nje gazetar i njohur nuk e kishte bere publike ne rrjetet sociale, asnje nuk dinte gje per videon. Nuk jam duke thene qe e hodhi ai i pari, por popullariteti shpertheu direkt pas publikimit te tij, ai nuk ishte komentator i videos, por nje filter i pare qe e ngriti i pari pluhurin, pastaj vijoi.
Per videot nuk u dha asnje date, une pashe online nja 1 ore dhe nuk e gjej, as ne website-n e kanalit e as youtube.
Ndoshta nuk kam ditur ta gjej une, po nje perpjekje e bera.
A mos eshte e vjeter videoja? E kujt date eshte? A jemi ne nje situate kur nje video hidhet nga lart dhe nuk gjenerohet nga poshte siç ndodh normalisht.
Shoh nje kombinim perfekt mes agjendes se diskutimit neper studio televizive dhe ritmit te qarkullimit te videove ne rrjetet sociale. Ngjan shume seriozisht me shume me nje telenovele se sa me nje qarkullim spontan ne rrjetet sociale. Mediat dhe rrjetet sociale jane shume te ndryshme ne ritem e strukture, jo rralle e ushqejne njera-tjetren, po nuk ndodh qe te vihet ne vije si ne kete rast.
Hapesira e komunikimit ne daç ne rrjet ne daç ne media eshte komplet e bllokuar, e permbytur, e saturuar, nuk gjen asgje tjeter; prej 5 ditesh gjithçka eshte e bllokuar. Asnje çeshtje nuk pipetim pertej asaj.
Sapo bie pak, vjen çukitja e rradhes dhe debati rihapet.
Me duket nje reality show ne levizje, ne prag te nates se pare BBV 4.
Tapos, sy, vesh, goje, tru, gjithçka.
Nje mashtrim qe nuk e realizon dot me nje shkrepje, e realizon duke prishur tere metabolizmin e mjedisit te informimit, e fut informimin ne shtjelle, e shkurdis, e ben çorap, eshte njelloj sikur te thuash nje mesazh, kur 100 veta rreth teje po flasin njekohesisht.
E ç'rregullon informacionin thote autorja irlandeze Claire Wardle., po e bere terkuze mjedisin e informacionit nuk kalon me asnje mesazh, bertit kot, asnje nuk te degjon.
https://edoc.coe.int/.../7495-information-disorder-toward...
Ne mjedisin digjital, thoshte autori Philip Napoli, nuk eshte njelloj si ne mjedisin analog, sepse nese dikur mjaftonte te garantohej liria e shprehjes dhe aktoret te thonin qendrimet dhe perspektivat e tyre, ne mjediset digjitale nuk eshte e njejta gje sepse e verteta nuk qendron e ndare nga e genjeshtra.
https://www.proquest.com/.../323b8728d68ad1376608b08.../1...


Madje as fabrikuesin, prodhuesin e shperndaresin nuk e dallojme dot thote Claire Wardle, nuk i kemi me gazetaret si filtrat e vetem qe percaktojne informacionin e verifikuar - pjesa e madhe e perdoruesve as nuk i shohin mediat fare. Po ne kete rast eshte vete media qe po funksionon si rrjet sociale sepse sherben si tranzistor shperndarjeje te nje videoje pa kryer asnje proces informimi, kontekstualizimi, duke injoruar ate qe autore te qendres kerkimore "Data & Society" te Microsoft Research e quajne "editorial discretion" (diskrecion editorial), qe ne fakt eshte procesi me i shenjte qe ka gazetari per te prodhuar te verteten e tij profesionale.
Media thone ata eshte "heshtesja strategjike", pra eshte ajo qe e nanuris histerine per te mbajtur nen nen fre frenezine e kaosit te informacionit, por mediat tona bejne te kunderten.
https://medium.com/.../media-manipulation-strategic...
Ata rrine me syrin e skifterit dhe presin rastin kur t'ja kalerojne dallges ne menyre qe te jene gjithmone ne krye, gjithmone me te shikuarit, gjithmone ne balle te ngjarjeve traumatike, kur ne fakt detyra e tyre eshte qe ta ftohin mesazhin, ta racionalizojne.
Jetojme ne kohen thote autori Rasmus Kles Nielsen i Institutit me reputacion global "Reuters Institute for Study of Journalism" kur informacioni nuk prodhohet me, kur qarkullimi ka me shume rendesi se prodhimi, ku koka e lajmit eshte me e rendesishme se vete lajmi dhe ku vlera monetare e lajmit eshte zero; pra sipas tij informacioni i vertete nuk ka dhe nuk gjen strehe ne platformat algoritmike ne rrjetet sociale, ata qe operojne atje, nuk operojne per te informuar, informacioni ka kohe qe nuk ka asnje vlere, por rrine ne fakt thjesht dhe vetem per pushtet.
Ai flet per "Media Capture", per nje kapje te plote te mediave nga aktore te cilet luajne lojen e pushtetit te vemendjes ne platforma, ai thote qe mjedisi digjital perderisa nuk mban dot informacion, eshte thelbesisht i fragmentuar dhe i politizuar.
https://www.cima.ned.org/.../media-capture-media-capture.../
E madje dy autoret qe permenda me lart Danah Boyd dhe Joan Donovan e shohin raportin e mediave tradicionale me platformat digjitale si izomorfike, qe do te thote se mediat tradicionale kane implementuar prej kohes logjiken algoritmike ne perditshmerine e tyre, ata nuk jane gje tjeter veçse hallka te nje sistemi ku shefi redaksional eshte algoritmi, ku gazetari eshte ç'pergjegjesuar komplet dhe ia ka deleguar pushtetin e vet platformave, te cilat nga ana e tyre mohojne kategorikisht statusin e tyre si media apo me pergjegjesi editoriale.


https://dukespace.lib.duke.edu/.../231ce6a0-fbdb-4472...Claire Wardle thoshte se manipulimi me i rende vjen kur pasaktesite apo permbajtjet e rreme marrin vulen e mediave tradicionale. Ato i perjetesojne genjeshtrat, apo lajmet qe nuk jane lajme apo gjysem-lajmet. Nuk mund te kuptohet situata e rende, kakofonike, histerike, e peshtjelluar e sjelljes se masave te perdoruesve kur infrastrukturat qe duhet ta krijojne e stabilizojne opinionin publik jane kthyer ne killerat me te pameshirshem te lajmit dhe te se vertetes, me pasoje dobesimin tragjik te opinionit publik.
Ne rastin e kengetares shoh nje fushate te koordinuar, e cila kerkon qe vemendjen e publikut per skandalet qeveritare e per gjendjen ekonomike te pensionisteve ta bluaje tek makina e mishit e qarkullimit te kokave te lajmit dhe videove te shkurtra pa asnje filter, pa asnje kontekst.
Rrofte klasa punetore e audiences thoshte Dallas Smythe, qe le trute, mendjen, energjite, ne rebusin e gabuar, duke perqendruar pasuri e kapital si ne kohet erreta feudale pa patur asnje rrisk na ndriçon Varoufakis.
https://com327fall2016ncsu.files.wordpress.com/.../smythe...