IDE, 27 Gusht 2022, 12:43

Kolegëve të Jeton Lamit që shoqëroi Martinajn, po u dridhen këmbët…

Kolegëve të Jeton Lamit që shoqëroi Martinajn, po u dridhen

Nje deshmitar qe di kush jane shefat policore te krimit!

Jeton Lami, oficer policie prane FAST ( njesia per te kapur te kerkuarit), eshte njeriu me i rrezikuar ne Shqiperi e po ashtu eshte Kutia e Pandores ku gjenden emrat e atyre shefave dhe policeve te korruptuar nga krimi i organizuar, qe i sherbejne dhe pastaj krekosen sikur po zbatojne ligjin.

Jeton Lami i arrestuar per shperdorim detyre mbasi u zbulua qe shoqeronte dhe ekskortonte te shume kerkuarin Ervis Martinaj, dhe qe llogaritet se nga bota e erret vendosi nje pasuri gati 600 milione euro, aktualisht mbahet ne burgun e Shenkollit.

Jeton Lami dyshohet se diten qe kaloi nga polic i thjeshte ne njesine operacionale, kaloi aty me nje vend pune te porositur nga Martinaj.

Pra prej dy vitesh ai ka pare e degjuar dhe di aq shume emra policesh e shefash sa nese flet , do na shpetonte te gjitheve.

Ai duhet shpetuar e bashke me te ne kuptojme te verteten, se cilet jane ata shefa, zv shefa e police te tjere qe jane rekrutuar nga i shume kerkuari.

Cilet jane ata qe vazhdojne te jene ne polici dhe qe realisht nuk jane me police, por kriminele qe shesin koleget dhe paguhen per informacione ne disa raste per ti thene te shume kerkuarit ‘ ik se erdhem” e ne shume raste te tjera per ta vene ne dijeni ” se pala kundershtare ne krim po e kerkonte ‘.

Cilet jane keta ushtare te krimit, keta te blere nga krimi?

Jeton Lami eshte i rrezikuar nga koleget e tij te rekrutuar qe me siguri po ju dridhen kembet qe ai di disa gjera. Keshtu qe nje prokuror, Zoti e di kush eshte ai , le ta beje ate rruge Tirane – Shenkoll , te qendroje aty e te flase e ti jape besim nje ‘ ushtari te vogel;” , sepse do te kete dosjen me te madhe te krimit te organizuar ne Shqiperi.

Jeton Lami, eshte pak po re sigurte, qe sa kohe ishte perkrah nje te shume kerkuari , ai nuk ishte vetem dhe jo me i rendesishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtaresh policie qe jane paguar per te mbyllur nje sy per lojrat e fatit qe gelonin te organizuara nga kryeqyteti e ne cdo qytet per te informuar ne kohe e per tu bere zbor policeve te thjeshte , atyre te parekrutuarve. Dhe jo vetem

Se krimi i organizuar, ku palet luftojne njera tjetren, ka arritur ne nivele ku e ben luften permes policise, atyre te BLEREVE.

Jeton Lami njeh police e prokurore e gjyqtare qe paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra te atyre qe bene sikur nuk pane gje, mbasi nje oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e te shume kerkuarit, mbas nje incidenti aty dhe mbasi kishte qelluar me shuplake Martinajn , u dorehoq nga detyra sepse dikush e tregoi emrin e tij.

Keshtu qe perpara se te jete shume vone, te dale dikush te ruaje nje ish polic TE CILIN nese egziston pak drejtesi dhe dikush qe e do kete vend ku jetojme , ta mbroje ate dhe familjen e tij.

Derisa ai te thote KUSH JANE ATA TE SHITUR , te korruptuar dhe qe ne ju kemi lene drejtesine ne duar