BLOG, 9 Qershor 2024, 21:16

Harroje demokracinë dhe shtetin e së drejtës në katundin ballkanik

Harroje demokracinë dhe shtetin e së drejtës në katundin


Në një shkrim të David Binder, publikuar në 15 maj 1990 në gazetën New YorkTimes sjellë sot nga gazeta Tema, shkruan:
“Kudo nëpër Shqipëri, ka një peizazh, kryesisht fshatar, ku pëllasin gomarët, hingëllijnë kuajt dhe këndojnë gjelat, përveç kryeqytetit, që përgjithësisht ka strukturë moderne, por më së shumti, duket si një bunker me majë të rrumbullakët. Mijëra e mijëra prej tyre, shfaqen në peizazh, pamja e të cilëve të ngjan me statujat parahistorike.”
Ky pasazh tregon qartë strukturën e shoqërisë shqiptare sociale, urbane, psikologjike.
Në një shoqëri të tillë primitive pa elita ndërgjegjsimi dhe civilizimi, por me njerëz shërbëtor, lakej, spiuj dhe bashkëpuntorë si artopolantë propagandës së regjimit me kriminal në Europë, të cilët morën drejtimin e postkumunizmit si demo(n)kraci klanore me sundim feudo-bajraktarist dhe zhvatje banditeske te pasurisë kombëtare dhe pronës publike e private, në emër të “ekonomisë së tregut të lirë” me ligjin kriminal 7501, jo vetëm shkatërruan structuren e tokës bujqësore dhe urbane, por më lenjen e “lirë” të me qëllim të dyndjeve të taborreve provinciale për përdorim bandash për pushtetin e votës shkatërruan strukturat e urbanistikës së qyteteve, dhe tmerri më i madh Tirona, Durrësi, duke krijuar një monstruozitet social dhe urban, sa këto qytete jo vetëm nuk kanë më identitet, por janë një shëmtirë e pabanueshme.
Të gjithë këtë bandë provincialësh banditë vote, feudët e bajraktarët e politikës, i futën në shtet, parlamet, parti, qeveri, media, kulturë, edukim-shkolla duke fallsifikuar hitorinë dhe duke mos pasur asnjë lloj mardhënie me të vërtetën dhe vlerat.
Ky soj feudalësh dhe bajraktarësh lokal ballkanik qe ngrifen si gjeli në pleh me RAHJAN e tyre përmas, që nuk kanë kurrëfarë lidhje me qytetrimin modern, harroje se mund të krijojnë demokraci dhe shtet të së drejtës