BLOG, 1 Korrik 2023, 22:29

Greqi, asgjë nuk do jetë më si më parë

Greqi, asgjë nuk do jetë më si më parë

Aspekti më domethënës i qeverisë së re që mori detyrën më 27 qershor nuk është numri i madh i njerëzve nga të cilët përbëhet (64 ministra dhe deputetë) apo riciklimi i fytyrave tashmë të njohura. Nëse shikoni më nga afër se kush është në të, del qartë se gjërat janë krejtësisht ndryshe këtë herë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dihet se ishte një njeri që nuk ndalonte para asgjëje dhe një avokat i zjarrtë i tregut të lirë, por në katër vitet e tij të para në qeverisje, për shkak të ekuilibrit të pushtetit dhe pandemisë Covid-19, kishte arritur të realizonte vetëm një pjesë të planeve të tij. Tani, me opozitën e majtë në rrëmujë dhe i papenguar në parlament, ai ndihet i lirë për të zbatuar plotësisht axhendën e tij neoliberale.

Përbërja e qeverisë pasqyron qartë synimet e saj. Së pari, ekzekutivi i ri është nën kontrollin e tij absolut. Ai përforcoi stafin me tre ministra shteti. Mitsotakis ka krijuar një superministri të financave, e cila do të menaxhojë të gjitha paratë dhe ia ka besuar super-besnikut të tij, Kostis Hatzidakis.

Si ministër të punës ai zgjodhi Adonis Georgiadis, një ultra-konservator që shquhej për “dashurinë” e tij për punëtorët. Ministria e Shëndetësisë i është dorëzuar ish-ministrit të rendit publik Michalis Chrisochoidis, regjisori i represionit në qeverinë e mëparshme, pasi priten protesta të forta kundër shkurtimeve të planifikuara në kujdesin shëndetësor, bashkimit të spitaleve dhe privatizimit të shërbimeve.

Dhe në fund, Ministria e Jashtme iu dha një tekniku që nuk është i lidhur me palët, shenjë se ndoshta në horizont ka një zgjidhje brenda kuadrit të NATO-s, për tensionet mes Greqisë dhe Turqisë.

Në thelb, qeveria e re nuk do të lërë asgjë ashtu siç është. Dhe pas disfatës së dhimbshme të së majtës, opozita duket se po rindërtohet. Kjo është e vërteta e hidhur./Perktheu:Bota.al