BLOG, 11 Korrik 2023, 18:46

Gjergj Luca: Lamtumirë vëllai im binjak, Gim Rada!

Gjergj Luca: Lamtumirë vëllai im binjak, Gim Rada!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka kujtuar sot skulptorin Agim Rada që ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Luca dhe Rada kishin një miqësi të hershme prej dekadash, ndërsa ai sot i drejtohet "vëllai binjak". Veprat e Radës janë të ekspozuara prej vitesh në ambientet e "Fish City" në Elbasan.

Postimi i Gjergj Lucës

Gjergj Luca: Lamtumirë vëllai im binjak, Gim Rada!
Gim Rada rebeli që nuk ra dakord me asgjë dhe për asgjë .
Gim Rada që gjente defekte dhe te Davidi i Mikelanxhelos.
Gim Rada që s'e çoje dot një drekë deri në fund pa u grind e pa u çjerë .
Gim Rada që kur mbaronin personazhet e talljes të përditshme u tallte me veten.
Gim Rada që nuk i dilte toka për të bërë dashuri por ngjitej dhe në pemë .
Gim Rada që qeshte, qante, të donte dhe të shante në të njëjtin moment.
Gim Rada që si ka borxh kêrkujt por veç vetes për mënyrën si e kaloi këtë jetë.
Gim Rada që lindi i virgjër dhe vdiq pa mbushur një vjeç .
Gim, po mendoj tani kur tê vimë dhe ne te ty e ti do na presësh dhe do na shpjegosh se çfarë ndodh në atë botën tjetër ahhhhhaaaaahhhh...
Kam filluar të qesh qysh tani kur mendoj shpjegimin tënd .
Gim të kam dashur shumë, jam mërzitur me ty por sot është dita e parë që të urrej se më ke lenë vetëm.
Lamtumirë vëllai im binjak, Gim Rada!