TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi se fekalet e afrikanëve që do strehohen në Gjader si koncension personal i Edi Ramës ndaj Melonit, do të “freskojnë” ujërat e Drinit vjen teksa tek “Rilindja” janë të zënë se kush pas “Edibeut” pra “Skenderbeut” të cilit ju bë hazer një shtatore në Horen e arbëreshëve në Itali do i ngjajë Vrana Kontit ndoshta Klosi, kush Gjergj Aranitit ndoshta Majko, kush Teodor Muzakës mbase Xhafa, kush Moisi Golemit ku i dihet Ulsia, kush Tanush Topisë me gjasë Shalsi, Mamicën e kemi të qartë Elisën, për të herët është kujdesur i “vëllai”, Vojsavës Belinda, Toni-Pal Engjellit, Tezja Lokes se Gjokajve, Tao- Lek Dukagjinit, Damua -Pal Dukagjinit, Beneti - Gjergj Balshës, Braçja - Lek Zaharisë , Anila- Argjiros, Vëngu - Gjon Kastriotit( birit), Hoxha - Abat Pelinit, Malaj si tezorier Dhimitër Frengut, e kështu me rend varg e vistër!
Eh çfarë rëndesie ka natyra, turizmi apo dinjiteti i lezhjanëve perballë ketyre dilemave që sot ka Qeveria jonë në raport me historinë? Ehuha në perzihet uji me meze asnjë problem s'ka përballë këtij momenti historik. Madje çdo ankese do të ishte mungese shijeje në këtë festival madhështie!
Ata ndihen vërtetë rilindas, si shëmbëlltyra të fisnikeve mesjetarë të cilet fati na i risolli në këtë kapercyell motesh për ti dalë zot vatanit!
Problemi qendron tek një keqkuptim i madh mes shoqerisë dhe atyre! Ata e besojnë tashmë se janë më të bukurit e krejtve, më shahiret, më të ndriturit nga mendja, me të hollet nga trupi, me të lehtet nga pesha, më të embel se mjalta, më të ngrohtë se dielli, me elegant se miset e misat, më të virtytshem se kleriket, me të rinj se adoloshentet, më të urtë se pleqtë, me të ditur se shkencetarët, më vizionarë se astrologet, më romantikë se hëna, me natyralistë se pylli, më sherues se ekzorcistet, më të dashur se dajat, ata janë koncetrat i sublimes, hyjnores dhe të perkryeres! Më modest se eremitet! I keni degjuar tek thonë “ne nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne ska”! Hajde merr vesh se tepër delikate për tu kuptuar.
E punë e madhe se shoqëria përshpërit apo mendon se ata janë të korruptuar sa nuk arrin imagjinata, banal sa nuk mjafton fjala, injorant sa nuk të shkon kuti, zollumqarë sa nuk e gjen krahasimin kujtesa, trashamanë se nuk e shkruan lapsi, batakçinj sa nuk te del llogaria, te vegjël sa të tepron centimetri, rriqna të ndyta që vdesin çdo organizëm që e prekin!
Deri tani kemi dy realitete që nuk kanë sintoni. Atë të “Rilindjes” që të gjuan në fytyrë atë që nuk thuhet dhe të Shqiperisë që beson se “Rilindja” është ajo që nuk thuhet. Deri më sot e para ka mundur të dytën! Duket si ka mjaftuar ajo që nuk thuhet e vetja por na sjell edhe ca harxhe e na i derdh në lumë të afrikanve të ngratë!
Eh ç’qenka një lum i mbushur me fekale afrikanësh përballë tyre, socialistët lezhjanë nuk po ankohen për demokratët e të tjeret punë e madhe!
Ndonjë mbase mendon nuk është asgjë hiç kur po durojmë atë që nuk thuhet prej 12 vitesh teksa ata janë në garë kush ti lërë historisë monumentin apo atë që nuk thuhet më të madh si pëshqesh për brezat!