BLOG, 15 Dhjetor 2024, 10:59

Çfarë turpi, çdo emigrant i çmendur që shikon Simakun në rrugë duke lypur i bën video dhe e hedh në rrjete

Çfarë turpi, çdo emigrant i çmendur që shikon

Çfarë turpi: Çdo emigrant i çmendur që shikon Parashqevi Simakun në rrugë duke lypur i bën video dhe e hedh në rrjete sociale.

Dje një grua tipike shqiptare që hante byrek e filmoi dhe i dhuroi kozmetik firmato 300 dollarëshe Cristian Dior. Lyente buzët pas byrekut dhe ishte më rëndë nga trutë e kokës sesa Parashqevia.

Mediat shqiptare publikojnë çdo video që dërgojnë ata që i japin lëmoshë.

Përfundimisht: Një turmë në depresion, të rrahur dhe frustruar nga izolimi, injoranca, midiokriteti, merren me jetën tragjike të një artiste të sëmurë duke publikuar jetën private. Ajo u largua nga Shqipëria në depresion pikërisht nga këta njerëz dhe nuk do as surratain dhe as gjuhën t’ja u dëgjojë.

Këta vazhdojnë ta filmojnë për ta çuar larg qoftë me presionin e tyre drejt shinave të trenit.

Lëreni në dëshirë e saj, të jetojë larg syve tuaj, dhe na lini ne ta kujtojmë si yll ekrani dhe jo si paciente spitali.

Ndihmojeni pa na treguar Parashqevinë e rrënuar.