BLOG, 13 Prill 2025, 12:17

DITARI I 11 MAJIT (-29 ditë)/ Edi Rama zbulon se për cilën parti do të votojë Skënderbeu i kullës

DITARI I 11 MAJIT (-29 ditë)/ Edi Rama zbulon se për cilën parti

Edi Rama postoi sot paradite një fotomontazh me njërën nga fotot e bëra dje në sheshin “Skënderbej”, ku u mbajt mitingu hapës i fushatës elektorale të PS-së për 11 majin, i realizuar me një podium të vogël mes 12 yjeve të verdhë të flamurit të BE-së. Aty kapi një moment kur përshëndet me krahun e djathtë të ngritur lart dhe pëllëmbën me 5 gishtat për t’i shtuar një krah të djathtë kullës që thuhet se është me kokën e Skënderbeut dhe ai që ia kthen po me pëllëmbën e 5 gishtave.

“VOTO 5 që së bashku ta bëjmë Shqipërinë 2030 zonjë të Familjes së Bashkuar Europiane”- shkroi Rama në emrin e vet dhe të Skënderbeut.

Kulla në fjalë është bërë objekt spekulimesh prej disa muajsh. Është projektuar nga kompania holandeze “Mermer Arch Mound”, që në vitin 2019, për të ngritur një kompleks zyrash dhe banesash, që do të ketë pamjen e profilit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 85 metra të lartë në qendër të Tiranës.

“Imazhet e projektit përshkruanin një kullë të bardhë amorfe të rrethuar me ballkone që valëzohen brenda dhe jashtë për të formuar një përafrim të trashë të tipareve të heroit, duke e ngulitur profilin e tij përgjithmonë në horizont në beton dhe xhami. Banorët e pasur të ardhshëm do të jenë në gjendje të shikojnë nga sytë e luftëtarit, të rrinë në veshët e tij ose të darkojnë në afresk në fund të hundës së tij – nga e cila gjelbërimi do të varet në një pikëllim fatkeq të ngjashëm me grykën, shkruante The Guardian tre vite më parë.

Media britanike e mbyllte reportazhin e vet me dilemën e këtyre tre viteve, nëse koka është e Skënderbeut dhe Edi Ramës: “Banorët vendas kanë bërë shaka se, ndërsa Rama kultivon një pamje të moshuar-shtetar-korniza e tij 6 ft 6 inç dhe mjekra e rritur duke i dhënë atij një pamje gjithnjë e më të stilit të Skënderbeut – ndërtesa në formë koke mund të përfundojë më shumë si një monument i qëndrueshëm për artistin-politik, i cili riformësoi kryeqytetin, duke vështruar përgjithmonë vizionin e tij të kullave boshe”- shkruante The Guardian.

Sot, tre vite pas atij shkrimi janë me qindra aludime me video dhe foto krahasuese që thonë se koka nuk është e Skënderbeut të shekullit të XV, por ajo e Skënderbeut të shekullit të XXI-të, dora vetë Edi Rama që sot na tregoi se për kë do të votojë heroi I madh dhe padyshim vota shkon për partinë e tij.