TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leka Bungo është një e shkuar tashmë për RTSH-në. Në vend të labit 81-vjeçar me gjoksin gropë, që kaloi një jetë si regjisor, aktor, dhe skenarist do të jetë një djalkë pe Korçe, që u votua sot, bashkë me të tjerët për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
10 anëtarët e Këshillit do të jenë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita, shumica pensionistë të ndarë përgjysëm sipas bindjeve politike mes mazhorancës dhe opozitës dhe mbi ta Fatjon Hoxhalli, i cili mori 74 vota pro, 6 abstenim dhe 7 kundër.
Fatjoni, 39 vjeç, shkolluar për ligje në Itali, prej se u kthye në Shqipëri, shumicën e kohës ka punuar për bashkëvendasin dhe mentorin e tij, Niko Peleshi, që e ka marrë me vete në çdo post ku ka vajtur.
Më 2016-2017 kur Niko ishte zv.kryeministër, pastaj dy vite të tjera në 2017-2018 si këshilltar kur Niko u bë Ministër i bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pastaj edhe tre vite të tjera (2021-2024) këshilltar i Nikos kur ishte Ministër i Mbrojtjes.
Edhe detyrën aktuale, atë të këshilltarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e ka po me Peleshin që është kryetar i Grupit.
Aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media thanë se një pjesë e kandidaturave që u votuan nga Kuvendi kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën, pasi kanë mbajtur poste në qeveri apo parti. Por politika është e qetë dhe ra dakord që ata të ndahen përgjysmë dhe në krye do të kenë Niko Peleshin, kryesuesin e listës së PS-së në Korçë, bashkëpunëtorin e afërt të Ramës..., përfaqësuar nga njeriu që ka punuar kaq ngushtë me Peleshin prej shumë vitesh.