BLOG, 18 Mars 2025, 15:07

DITARI I 11 MAJIT (-55 ditë)/ Postimet e ëmbla të Veliajt

DITARI I 11 MAJIT (-55 ditë)/ Postimet e ëmbla të Veliajt

I arrestuar prej 10 shkurtit, kur agjentët e BKH-së e morën nga zyra për ta çuar te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj, po bën muajin në paraburgimin e Durrësit.

Kanë qenë javë të ethshme dhe të gjata, të mbushur me postime të hidhura kundër prokurorit dhe gjyqtarit të dosjes ndaj tij, bashkëshortes dhe 5 biznesmenëve, me etiketime intimiduese, kërcënuese dhe shantazhuese.

Por pas vendimit të gjyqtarit të posaçëm të Apelit Erigert Pëllumbi, që e la në masën e “arrestit me burg", Veliaj, besoj këshilluar edhe nga avokatët dhe të afërmit, i ka “lidhur’ postimet.

Në 4 ditët e fundit, po të mos e dish se është në qeli, të ngjan se po shkruan me gëzim nga qoshja e zyrës së stërmadhe të kryetarit: Dy duzina fotografish dhe urimi për Ditën e Verës dhe një video se si u argëtua populli i bashkisë; një ngushëllim për 59 viktimat e ngjarjes tragjike në Koçan të Maqedonisë së Veriut dhe urim për shërimin e mbi 155 të plagosurve;  një urim për zgjedhjen e Imzot Joan Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; dje një ngushëllim të vdekjen e babait të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi; një urim për vajzat e Tiranës dhe djemtë e Partizanit që fituan kamionatin e volejbollit; ndërsa dy orë më parë postimi me evokimin e ndërtimit të një këndi lodrash te “Mine Peza”, ku nga parking makinash u bë e para zonë zonë rekreative të Tiranës.

Por edhe kur je i ëmbël dhe i mirë, s’të lënë rehat komentuesit me postimet hidhëruese, si ai Bledian Kapos që i përgjigjet me ironi te pika e dobët: “Shumë e vërtetë kryetar. Edhe ke lagjia ime e mbaj mend si sot kur përurove këndin e lojrave që gëzoi pa masë të gjithë komunitetin. Pas këndit u përurua dhe pallati 11 kate mes pallatesh që i bën hije këndit dhe në verë është një oaz qetësie dhe freskie".

DITARI I 11 MAJIT (-55 ditë)/ Postimet e ëmbla të Veliajt