BLOG, 19 Mars 2025, 16:53

DITARI I 11 MAJIT (-54 ditë)/ Rama premton se po na fut në BE me telefonata private, Berisha dështoi edhe kur fali CEZ-in

DITARI I 11 MAJIT (-54 ditë)/ Rama premton se po na fut në BE me

Kryeministri Edi Rama është hedhur fuqishëm në fushatë dhe po prezanton kandidatët për deputetë.

Po mburret shumë me progresin e arritur nga Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke e përshkruar situatën e vendit si një sukses të jashtëzakonshëm, sepse, sipas tij, nga pozita e një shteti që nuk vlerësohej, Shqipëria tani ka përfunduar negociatat në një kohë rekord. Dhe u bëri thirrje votuesve që të kenë mendtë në kokë më 11 maj sepse, sipas tij, një “lëkundje” e mundshme mund të vonojë procesin dhe mund të rrezikojë ambiciet për anëtarësim në BE deri në vitin 2027.

Pastaj u hodh te vuajtjet dhe sakrificat që ka bërë personalisht për të na çuar në BE. E tha dje në Berat, por edhe sot në Elbasan, se për këtë qëllim është ndërtuar një rrjet i fortë njohjesh që mundëson hapjen e mundësive për të arritur këtë objektiv historik për vendin.

“Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre kam unë, rëndësi ka që unë ju çoj në BE dhe për këtë kemi ndërtuar një rrjet njohjesh të vlefshme për të hyrë ne BE”, tha Rama, ndërsa sot në Elbasan tha se u ka marrë numrat e telefonit të gjithë homologëve të vendeve anëtare të BE-së.

Në realitet, pra jo për konsum fushate elektorale, anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e “Kritereve të Kopenhagës” të cilat kërkojnë nga vendi kandidat që të sigurojë institucione për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve (Kriteri Politik); të sigurojë ekonomi tregu funksionale e të aftë për të përballuar konkurrencën në tregun e BE-së (Kriteri Ekonomik); të ketë kapacitete administrative dhe institucionale të afta për të zbatuar legjislacionin e BE-së (acquis) dhe të jetë në gjendje të marrë përsipër detyrimet që burojnë nga anëtarësimi.

Vendosës është kriteri tjetër, aftësia e BE-së për të përthithur anëtarë të rinj, që prej vitesh është lodhur dhe sdo të hapë më derën e Unionit. Por nëse e vendos, procesi i anëtarësimit kalon nëpër disa etapa kyçe derisa vendi kandidat të konsiderohet plotësisht në gjendje për t’u bërë pjesë e Bashkimit.

Pra kemi rrugë të gjatë ende.

Si Rama sot që shet numra telefoni e përqafime me homologët, bënte edhe Berisha kur ishte në pushtet.

Në 28 prill 2009, pak javë para zgjedhjeve parlamentare të qershorit, Berisha atëherë kryeministër, vrapoi për në Pragë, ku çoi dorazi kërkesën zyrtare të Shqipërisë për pranimin e plotë në Bashkimin Evropian. Iu hodh në qafë edhe homologut çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit po drejtonte atëherë BE-në për 6-mujorin e parë.

“Ky akt shënon edhe rikthimin e Shqipërisë në familjen e kombeve europiane”- shprehej Berisha i ngazëllyer.

DITARI I 11 MAJIT (-54 ditë)/ Rama premton se po na fut në BE me
Berisha dhe Topolanek në prill 2009

Por më të lumtur ishin çekët. Berisha u kishte dhënë Shpërndarjen e Energjisë dhe CEZ në 2009 bleu për 102 milionë euro 76 për qind të aksioneve të shoqërisë shqiptare të shpërndarjes së energjisë.

Shqipëria nuk u anëtarësua në BE dhe çekët ikën pasi më 21 janar 2013 Enti Rregullator i Energjisë vendosi heqjen e licencës për CEZ, i cili akuzohej se i kishte bërë një dëm 1 miliard dollarë Shqipërisë.