TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” për të folur për fushatën e 11 majit dhe mandatin e katërt. Siç e do tradita, e prita te porta hyrëse dhe e shoqërova për të bërë një grim të lehtë në fytyrën e lodhur nga mitingjet dhe rruga e gjatë Korça-Tiranë.
Në ato pak minuta shkëmbyem fjalët e rastit. Folëm për Dean, vajzën që takoi 7 vite më parë dhe u gëzua shumë që sivjet diplomohet për shkenca kompjuterike në njërin prej universiteteve më të mira në SHBA. Qeveria e ndihmoi atëherë ekipin shqiptar të robotikës, që do të përfaqësonte Shqipërinë për herë të dytë në “Lojërat Olimpike të Robotëve”, në Meksikë, mundësuar nga FIRST Global Challenge. Skuadra përfaqësuese e Shqipërisë përveç ndërtimit të robotit, kërkonte edhe ndihmë financiare të konsiderueshme për t’u regjistruar, për të marrë kompletin me pjesët e nevojshme për robotin si dhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Meksiko Siti. Edhe pse më e vogla e ekipit ajo mori iniciativën që të kërkonte ndihmë, kryeministri e priti Dean në takim, e dëgjoi dhe pas disa ditësh fondi u dha dhe ekipi shqiptar e përfaqësoi denjësisht vendin në Meksikë. Ndërsa Dea pati mundësinë ta njihte kryeministrin më vonë edhe me aplikacionin GjejZa që ndihmonte gratë e dhunuara, por që u sabotua rrugës nga profanët e institucioneve shtetërore që nxituan thjesht të rrëmbenin ca fonde.
Nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra, robotika dhe kodimi sot janë bërë kryefjalë e ditës për të rinjtë, por edhe biznes.
Një javë më parë qeveria vendosi të rishikojë buxhetin e shtetit me qëllim financimin e projektit të investimit startup "Machine Thinking Lab", që drejtohet nga shqiptarja Mira Murati dhe qeveria shqiptare vendlsi të bëhej aksionere me 10 milionë dollarë.
Startup-i është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e Al dhe Rama u shpreh optimist për investimin.
“Morëm 10 milionë dollarë nga ardhurat e fituara nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe sot ajo vlerë ka vajtur në 50 milionë dollarë, në pak ditë”- tha kryeministri duke qeshur pasi mbaroi grimin dhe po ngjitej për të hyrë në studion e Ylli Rakipit.
Sipas Bussines Insider, në një artikull të djeshëm, për të qenë aksioner në startup-in e Muratit tani duhet një minimum prej 50 milionë dollarësh dhe ajo ka arritur të sigurojë rreth 2 miliardë dollarë fonde.