BLOG, 30 Mars 2025, 19:56

DITARI I 11 MAJIT (-43 ditë)/ Rama zbulon taksistin që na spiunon te kryeministri prej 10 vitesh

DITARI I 11 MAJIT (-43 ditë)/ Rama zbulon taksistin që na spiunon te

Edi Rama ishte sot sërish në Athinë, për të lypur votat e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit. Ua tha troç  se po nuk votuan PS-në nuk do të merret pasaporta evropiane, pra nuk do të merren as pensionet e punës që kanë bërë për efendikojtë grekë, pooooor nëse votojnë numrin 5, pra partinë e tij, ai do të na çojë direkt në BE dhe qeveria e tij s’do të ketë nevojë që t’i lutet qeverisë së qirje Mistotakis që të bëjnë marrëveshjen për njohjen e pensioneve të mbi 700 mijë emigrantëve shqiptarë.

Pastaj tha një thagmë që e përsërit prej 10 vitesh poshtë e lart, se përpara vendimeve të mëdha që merr, takon një taksist që ia thotë tëk e tëk të gjitha numrit një të pushtetit në Shqipëri.

Tani, imagjinojeni vetë se deri ku fluturon fantazia e shefit të qeverisë që prej një dekade thotë se maskohet si ai mbreti që vishej si lypsar për të pyetur popullin poshtë e lartë, për hallet e mbretërisë, se kush është i mirë apo i keq dhe kush po abuzon me pushtetin e dhënë prej tij.

Pra Rama dje, sapo u kthye nga Kreta në Athinë, paska marrë taksi dhe jo supermakinën gjysmë milioni dollarësh GMC Yukon XL, që thotë se e ka marrë me qira sipas ligjeve, për të lëvizur rrugëve të atdheut dhe tani nëpër diasporë, sigurisht dhe me eskortën prej disa makinash dhe truprojash.

U shpreh Rama sot pasi rihapi qepenin e delirit përpara emigrantëve:

"Një taksist më tha që ‘kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi një shkallë larg tyre".

Jemi gati për ta ngjitur dhe për t’u bërë njësh me të gjithë evropianët e tjerë, duke u ulur në sofrën e përbashkët të familjes së bashkuar evropiane. Më vjen mirë që sot që kemi ardhur këtu jemi në gjendje të ndajmë jo vetëm atë që kemi bërë për ta ngritur Shqipërinë aty ku nuk kemi qenë asnjëherë, por për ta ngritur në një pikë ku ëndrrat dhe shpresat nuk duken më aq të paarritshme sa dukeshin dikur. Ndryshe nga koha kur morëm detyrën, sot Shqipëria është një vend që e ka në dorë fatin e vet. Sot, fati ynë është në dorën tonë"- u shpreh Rama.

Këto bisedat informuese me taksistët Rama ka gati 10 vite që i përdor nëpër biseda dhe tubime.

Më 4 korrik 2015, ndërsa ishte në një takim me specialistë, profesorë dhe funksionarë të institucioneve arsimore për të diskutuar Ligjin për Arsimin e Lartë, që do ta shkatërronte përfundimishtë atë, shprehej:

“Isha në Ministerialin e Rajonit dhe thashë se prej shumë kohësh unë ruaj një zakon, që një herë në çdo stinë marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit ec dhe fol. Kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar pulsin e vendit ku jeton. Asnjë raport i Bankës Botërore apo i OSBE-së nuk ta jep pamjen e vendit tënd, siç ta jep një taksist pas mesnatës, nëpër rrugët e Tiranës. U bënë vite që unë nuk gjej një taksist pa diplomë Juridiku. Ju tregova historinë e një taksisti që kishte marrë masterin. Ata e dinë që unë nuk pranoj të më bëjnë xhiro falas, ndaj më tha “e ke nga unë sot, se jam bërë me master në Juridik”. Ku e gjen kohën, e pyeta. “Nuk ka nevojë,” – më tha, – “në mëngjes marr fëmijët e pronarit të universitetit i çoj në shkollë dhe një herë gruan për shopping.

Pra, kryeministri ynë i dashur, pas mesnate, ndërsa gjithë populli fle, del jashtë, i ikën fshehurazi gruas dhe Gardës së Republikës, e bën rrugën në këmbë nga bunkeri në Surrel te Fresku poshtë, aty merr një taksi dhe shëtit në kryeqytet, pasi urdhëron taksistin “fol tani!” dhe taksisti i shkretë ecën dhe flet, pasi ka fikur taksimetrin.

Zyrtarisht, i vetmi taksist që ka bashkëpunuar me Ramën dhe që njihet botërisht, më shumë në SHBA se në Shqipëri është Bilal Shehu, taksisti nga Nju Xhersi që u ndëshkua nga drejtësia amerikane, për shkak të Edi Ramës. Bilali i shkretë qëndron pas fotos që Rama publikoi në pranverën 2012, një vit para se të merrte pushtetin që ka ende.

DITARI I 11 MAJIT (-43 ditë)/ Rama zbulon taksistin që na spiunon te
Bilal Shehu me Edi Ramën dhe Obama me Ramën

Shqiptaro-amerikani Bilal Shehu u dënua më pas me 1 vit burg, në shkurt 2017, pasi sipas ligjeve në SHBA, shtetasit e huaj e kanë të ndaluar të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale. 48-vjeçari shofer limuzine e pranoi para trupit gjykues se kishte marrë një shumë prej 80 mijë dollarësh dhe kishte prezantuar Ramën si gruan e tij për të bërë atë foto në San Francisko në vitin 2012.