BLOG, 31 Mars 2025, 18:50

DITARI I 11 MAJIT (-42 ditë)/ Kush do t’i marrë pronat e sekuestruara të Martinajt, Metës, apo Kryemadhit?

DITARI I 11 MAJIT (-42 ditë)/ Kush do t’i marrë pronat e
Kryemadhi, Martinaj dhe Meta

Prej dy ditësh, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka publikuar katalogun e mbi 300 pasurive të sekuestruara. Janë vila luksoze, apartamente, garazhe, toka bujqësore, biznese të ndryshme, automjete. Në 614 faqe, mes qindra pronarëve janë edhe pasuritë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, pronat Jamarbër maltezit, dhëndër i Sali Berishës, që ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion prej tetorit 2023, por edhe të emrave të njohur të botës së krimit si i zhdukuri Ervis Martinaj.

Vila e Kryemadhit te Kodra e Diellit, vlerësohet të kushtojë 51.7 milionë lekë, me një sipërfaqe totale të të gjitha ambienteve, gati 620 m2, ndërsa ndër 15 pasuritë e sekuestruara të Martinajt janë mijëra metrave katror tokë arë dhe truall në Fushë-Kuqe dhe zona të tjera, deri në Dhërmi, 2 vila në Tiranë, e para me vlerë 8.4 milionë lekë për 580 m2, dhe e dyta vilë 2 katëshe në Surrel, me ambiente ndihmëse si kënde lojërash dhe sipërfaqe të madhe përreth.

DITARI I 11 MAJIT (-42 ditë)/ Kush do t’i marrë pronat e

AAPSK pronat e sekuestruara, më pas të konfiskuara, i menaxhon për llogari të shtetit, ose i nxjerr në ankande për t’i shitur. Në faqen e saj në Facebook, përveç njoftimeve për ministrin e Brendshëm, nga Taulant Balla te pasuesi Ervin Hoxha, janë edhe njoftime të zakonshme të real estate-ve për dhënie me qira të pasurive të paluajtshme nga Tirana nëpër rrethe, me çmime shumë herë më lirë se tregu.

Agjencia bën edhe ankande për gjënë e gjallë, si ky që po mbyllet sot, ku shiten 87 dele që janë vlerësuar nga 14500 lekë koka.

DITARI I 11 MAJIT (-42 ditë)/ Kush do t’i marrë pronat e

Por blerja e pronave, pasurive të paluajtshme e ka bishtin pas.

Bie fjala kush do të guxonte ta blinte pronën që i është sekuestruar Ervis Martinajt? Po Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit?

Përgjigjia është te rastet e mëparshme, kur pronat janë rikthyer te të zotët. Ja, p.sh. resorti “Santa Quaranta”, që u sekuestrua me bujë në nëntor 2017, sipas ligjit “Antimafia”.

DITARI I 11 MAJIT (-42 ditë)/ Kush do t’i marrë pronat e
Resorti "Santa Quaranta"

Prona luksoze, rreth 30 mijë metra katrorë, dikur kamp i Pushimit të Punëtorëve gjatë regjimit komunist, administrohej nga Bashkim Balili, vëllai i madh i Kelmend Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit” dhe i dënuar me 10 vjet burg në vitin 2019 për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Pas sekuestrimit, “Santa Quaranta”, pasi u mbajt për 7 vite si aset i AAPSK, iu rikthye pronarit të mëparshëm, Bashkim Balili, ndërsa AAPSK ndodhet në një proces gjyqësor për të përcaktuar se cila do të jetë pjesa e vet takuese prej 40% e godinës.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në shtatorit 2020, i cili çliroi nga masa e sekuestros kompaninë që administronte resortin dhe konfiskoi në favor të shtetit vetëm 40% të objektit, ndërsa tjetrën e mori Balili.

“Santa Quaranta” ishte vetëm njëra nga pronat e sekuestruara që i rikthehej pronarit të mëparshëm dhe këtë fat kanë patur qindra astete të tjera të AAPSK.

E vetmja pasuri që u merret dhe nuk u kthehet më janë paratë cash dhe mjerë kush i ka mbajtur nëpër dyshekë se shkojnë për llogari të buxhetit të shtetit.

Rezultati? Ministria e Brendshme, pjesë e qeverisë, është futur fuqishëm në fushatën elektorale të 11 majit dhe sukseset e qeverisjes bëhen edhe filma...katalogë në këtë rast.