TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë më parë u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Korçës, Dhionis Kotmilo.
Kotmilo ishte kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000. Edhe pse pati ftesë nga strukturat e Partisë Demokratike për të kandiduar për një mandat të dytë, ai vendosi të tërhiqej, duke u fokusuar në jetën private.
Përpara angazhimit në politikë, Kotmilo kishte një karrierë të gjatë si kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Frigoriferëve të Korçës, ku punoi për 29 vjet.
Tregonte ai për veten: "Unë i përkas tjetër brezi. Që kur isha drejtor i frigoriferit e merrja bukën me vete. Në një rast mu rrëzua buka rrugës. Kur njerëzit panë domatet po qeshnin. Në një rast tjetër po interesohesha për tuba për shtëpinë. Një grua që më dëgjoi në dyqan qesëndisi: po ti ore, as kanalizimet e shtëpisë nuk bën dot? Të tjerët ngrenë vila. I tillë kam qënë dhe mbeta. Do të thonë ishte i pazoti po aq më bën. Jam i lumtur me moralin e qytetarit të thjeshtë dhe të qetë".
Dhe ashtu mbeti. Korçarët thonë se ai jetonte vetëm në një banesë të rrënuar dhe në kushte të vështira ekonomike dhe për të kujdeseshin organizata humanitare dhe Mitropolia e Korçës.
Por, Robert Kotmilo, që as portën e vjetër të shtëpisë së tij nuk e ndërroi sa ishte kryetar bashkie.
Por rrojti mjaftueshëm për të parë se çfarë mund të ishte bërë, po të ishte tjetër.
Mund të kishte patur rrugëtimin e Niko Peleshit që ashtu e nisi rrugëtimin nga bashkia e Korçës për t’u bërë më pas zv.kryeministër, ministër disa herë dhe njëri prej njërzve më të afërt të Ramës; mund të mos kishte mbyllur sytë në shtëpinë e rrënuar, por të kishte patur një superapartament në katin e sipërm pranë Liqenit Artificial si Lulzim Basha, që pasi ra tërmeti dhe u lëkund pak dupleksi lukzoz që sheh nga “Arena Kombëtare”, vrapoi të blinte një vilë luksoze te Papuli dhe sot, nuk dihet se sa shtëpi ka; mund të ishte bërë milioner si Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës në emër të PD-së, të cilit vetëm makina “Benz Mercedez” i kushton një pasuri e tërë; mund të ishte me kompani miliardere, shokë emra të njohur të bandave dhe ngjitur me kryeministrin si Gjushi, që edhe pse nuk është më kryebashkiak prej vitesh, komandon pas perdes bashkinë e dytë të vendit; mund të ishte Tërmet Peçi që është pasha e shkuar pashait i Tepelenës prej kur s’mbahet mend dhe tani që ka vënë pasuri dhe katandi ka hyrë me dëshië që pse të mos bhet edhe deputet i popullit, ashtu si edhe ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, të cilin partia e bëri kryetar bashkie dhe po partia e pranon që të bëhet deputet i popullit, apo edhe si ish-kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo, dikur sekretar i Dhori Kules që pasi ndriti Beratin, pse të mos shndritë edhe sallën e Kuvendit…
Robert Kotmilo, edhe pse ishte kryebashkiak i Parisit të vogël, pavarësisht pozitave të larta që mbajti, nuk arriti të grumbullonte pasuri materiale, sepse ishte i bindur se drejtuesit duhet të shmangin ambiciet për pasuri personale për të ruajtur integritetin dhe shmangur korrupsionin.
Ja pse gjithë këta të tjerët që e u përmendën dhe qindra të tjerët e lënë jashtë teksit nuk do të jenë dhe bëhen kurrë Kotmilo.