TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partitë kryesore, PS dhe PD i ngritën sonte qepenat e fushatës elektorale, zyrtarisht. PS-ja me gratë te TOKB-ja në sallë, ndërsa PD-ja te “Nënë Tereza » në shesh.
Edi Rama u përkujdes personalisht për rekuizitën dhe ndriçimin e sallës mavi të Operas dhe e kaloi ditën me inspektime dhe intervista për median.
Në mbrëmje shpërtheu festa vetëm me gratë e partisë dhe Rama i ngriti ato aq lart ato në betejën për të mundur Berishën, kur u shpreh se “do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin me Noc Rrokun”.
Tha Rama për gratë e PS-së: “Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE Varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe nga bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën krenar për PS se sa fakti që kjo forcë poliitke mbështete fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë.
PS e mbështesin në rang kombëtar 56% e zgjedhësve gra dhe vajza, në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon në 65%. Te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët te ne, se sa te gratë dhe vajzat.
Dhe në fund u shpreh i bindur në fitoren e PS më 11 maj dhe paralajmëroi se në të 12 qarqet “do të ndezim zjarrin më të madh femëror në historinë e zgjedhjeve.”
Disa qindra metra më tutje ishte ngritur skena madhështore e « ShqIpërisë Madhështore » që premton Berisha më 11 maj.
Kjo parti që pretendon të vijë në pushtet pas 12 viteve në qeverisje të Edi Ramës, ka edhe një Paketë së Dhembshurisë, që thotë se do ta shpërndajë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes dhe ato janë: 200 euro minimumi jetik, 500 euro paga minimale, 1200 euro paga mesatare; Rritje 20% e pensioneve dhe ulja e çmimit të energjisë në 7 cent/kilovat.
Rreth orës 15.15, drejtori për Mediat në PD, Alfred Lela, duke i lidhur direkt me lajmet e TCH, e quajti dasmë mitingun e mbrëmjes me rekuizitën luksoze dhe nuse të kësaj dasme premtimet për Paketën e Dhembshurisë.
Në mbrëmje, gjatë fjalimit të vet Berisha nuk la njeri dhe ngjarje pa përmendur nga Rama, Erion Veliaj, Çyrbja, Ilir Beqaj, McGonigal, Balluku, nuk la premtim pa bërë, por harroi dhe nuk tha një fjalë të vetme për gratë e PD-së. U mjaftua vetëm me nuset, siç u thotë Lela, premtimeve dhe bëri dasmë vetëm për burra.