TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama krijoi sot një përfytyrim tirons të përballjes me Berishën në 11 maj. Atë ditë burri që do të bëjë 61 vjeç në 4 korrik, do të kërkojë mandatin e katërt dhe 81-vjeçari Sali Berisha për të mos u rrahur sërish do të kërkojë ndihmën e një 59-vjeçari që ka ardhur direkt nga Amerika e Madhe për ta bërë edhe Shqipërinë po aq të madhe.
Christopher Joseph LaCivita, apo i njohur ndryshe me emrin shkurt Chris, është një 59-vjeçar amerikan, lindur në Pensilvani, që mbrëmë dhe sot doli në krah të Berishës, si para gati 2 muajsh, për të realizuar projektin e “Shqipërisë Madhështore” si MAGA në SHBA.
Sot Edi Rama e shqiptarizoi, duke u tallur me Berishën.
Tha Rama sot mes 12 yjeve të verdhë në sheshin “Skënderbej”:
“…Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërriste kur i lageshin pantallonat.
Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu?
Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj të tillë që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur i’a fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë”- u shpreh kryeministri dhe kryetari i PS-së.
Latifi ia ktheu pasdite, gjatë fjalës që mbajti në Pallatin e Kongreseve ku u prezantuar programi electoral I Shqipërisë Madhështore.
“Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh. Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare. Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump. Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi. Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet. Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare”- tha Latifi i Ramës.
Rama e quajti Latif, që në fenë islame ka kuptimin e njërit prej 99 emrave të Zotit dhe që do të thotë se është bujar, ndihmës, shërbyes i njerëzve etj. Dhe ky Latifi do të jetë një “shqiptar” më shumë në zgjedhjet e 11 majit. Nuk ka të drejtë vote, por ka premtuar se do të ndikojë shumë në votën e shqiptarëve, aq sa ndikoi në votën e amerikanëve vitin e kaluar.
Christopher Joseph LaCivita është një hero lufte. Ka marrë edhe një medalje si marins në Luftën e Parë të Gjirit, nën presidentin Bush i Vjetër.
Është italian nga babai dhe irlandez nga nëna dhe ka një përvojë politike që nis nga viti 1991 dhe ka shërbyer shumë gjatë si strategjist për Partinë Republikane si dhe për individë dhe nuk i dalë huq asnjë herë.
Të shohim çfarë do të bëjë në këtë lagjen tonë ku gati 61-vjeçari Rama kërkon të rrahë sërish 81-vjeçarin Berisha. Gojët e liga thonë se amerikani kushton shumë, por asgjë nuk është me letra, vetëm fjalë në lagjen e Berishës dhe Ramës.