BLOG, 3 Maj 2024, 10:50

‘Asnjë socialist nuk ekziston më në administratë, i ka zhdukur shteti 5D+’

‘Asnjë socialist nuk ekziston më në administratë, i ka

Shteti (jo)socialist 5D+.

Asnjë socialist teknokrat, nga ata amanetqarët e rregullave e të letrave të kopsitura nuk ekziston më në administratën publike.

Prandaj dhe dalin zbuluar në çdo hetim këta se, as dinë e as kanë dashur ndonjëherë të ndjekin rregullat e shkruara dhe të besojnë në atë kastën e teknokratëve që mezi u krijua.

O zot, nuk kanë asnjë dosje të kopsitur sipas ligjeve. Por të mbushura me vendime arrogante.

Thirrjet bajate të AliBabVelisë, fjala vjen, që u bën socialistëve për ta mbrojtur nga bëmat e tij, kur nuk ka asnjë socialist të vërtetë në administratën e bashkisë janë prova e kësaj që po them.

E shujtën komplet kastën e teknokratëve!

E shujtën sepse me teknokratë nuk vidhen dot para për të vjedhur pushtet. Me teknokratë maximumi mund të shijosh ndonjë privilegj a përqindje bakshishi, por jo të vjedhësh të gjithë fondet e shtetit.

Kur thonë këta se "po bëjmë shtet", zorrët te goja na i nxjerrin nga neveria.

Shtet 5D+, ku korrupsioni zëvendësohet me vjedhje; ku teknokrati qoftë dhe ai socialist, zëvendësohet me arrogantin 5D+; ku specialisti zëvendësohet me patronazhistin.

Këta 5D+ kanë dhe gra edhe dashnore. Këto të fundit dhe burra me dashnorët e tyre. Po këta kanë dhe kalamaj të rritur... Të gjithë këta vlejnë më shumë se socialistët teknokratë.

I lemë mënjanë teknokratët e partive të tjera se ata janë armiq, kulakë e të korruptuar.

Por po marrim vetëm ato që thonë ne emër të socialistëve, farën politike të të cilëve e shuajtën.

Neveri e madhe janë edhe nga këndvështrimi socialist.