BALLKAN, 6 Qershor 2026, 09:40

Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet sot kutive të votimit në 30 ambasada e konsullata

Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet sot kutive të votimit

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për votim fizik jashtë vendit, kanë mundësi që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

Procesi i votimit po zhvillohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme, përkatësisht në 30 qendra votimi, prej të cilave 17 janë ambasada dhe 13 konsullata.

Votimi nis në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00.

Sipas të dhënave zyrtare, të drejtën e votës gjatë kësaj dite mund ta ushtrojnë gjithsej 27,724 qytetarë të Kosovës të regjistruar për votim fizik në diasporë.