BALLKAN, 11 Tetor 2025, 09:43

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ shpërndan materialin zgjedhor

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor.

Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre.

Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.