TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve.
Në zgjedhjet paraprake, dalja kishte qenë 43 për qind, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Radoniqi tha se në shumë prej vendvotimeve ka nisur numërimi i votave për kandidatët për kryetarë të komunave.
Pas këtij procesi do të numërohen edhe votat për asamblistët.