TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin. Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.
Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.
Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 770,751 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë një tjetër video-mesazh për qytetarët e Kosovës, për zgjedhjet e sotme. Ndërsa janë më pas se dy orë nga koha kur mbyllet orari zyrtar i votimeve, Kurti shpreh se sa më e gjerë të tjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Kurti bën thirrje që qytetarët të dalin masivisht të votojnë pasi në këtë mënyrë bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.
Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 17:00 kanë votuar 25.07% të qytetarëve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 501,265 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.