BALLKAN, 28 Prill 2026, 17:03

Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Kurti: Opozita po shfaq sjellje anti-shtetërore, kanë si qëllim vetëm bllokimin e qeverisë

Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Kurti: Opozita po shfaq sjellje

Kryeministri Albin Kurti akuzon opozitën në Kosovë për sjellje anti-shtetërore për shkak të indeferencës që po tregon për zgjedhjen e presidentit. Sipas kreut të qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë çmos që partitë opozitare në Kosovë kanë si qëllim vetëm bllokimin e qeverisë.

"Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç bllokimit. Tani e sa kohë sjelljet e kësaj opozite janë jo shtetërore; ajo është e interesuar vetëm për një gjë: bllokimin e qeverisjes sonë, e cila në këtë mandat ka rezultate historike. Në këto rrethana, e gjithë kjo bllokadë opozitare nëpërmjet bojkotit të seancave plenare veç mosnjohje e rezultatit zgjedhor dhe e vullnetit popullor e shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit që lamë pas. Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër, për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët.

Në bindjen e thellë që Kosovës nuk i duhen bllokadat e atyre 10 muajve të vitit të shkuar, me besimin e plotë se nuk ka nevojë për zgjedhjet e reja, dhe rezultati ka qenë i qartë si asnjëherë më parë, ndërkohë që vendi do t’i humbiste edhe së paku 10 milionë euro vetëm për organizimin e zgjedhjeve, përfshirë edhe dhjetëra milionë të tjerë që nuk do t’i marrim për shkak të mos bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare.

U përpoqëm për një kandidat konsensual, i ftova disa herë në takim kryetaren e LDK-së dhe PDK-së. Jam unë ai që ka ofruar propozime dhe me emra konkretë patjetër për funksione për ta. Ne propozojmë, ata refuzojnë",- tha Kurti.