TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përpara përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale.
Ai shtoi se zgjedhjet lokale në disa komuna do të zhvillohen brenda pesë ose gjashtë muajve të ardhshëm.
“Do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne do të shkojmë në këto zgjedhje përpara skadimit të mandatit të parlamentit aktual dhe më pas qytetarët do të kenë mundësinë të vlerësojnë punën e secilit prej nesh”, tha Vuçiç.
Duke folur nga Pallati i Serbisë, presidenti Vuçiçi ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke theksuar se vendimi për zgjedhje synon t’u japë qytetarëve fjalën përfundimtare mbi drejtimin politik të vendit.
“Në zgjedhje, qytetarët do të vendosin nëse do të jetojmë në një Serbi të denjë dhe normale”, u shpreh ai.
Vuçiç nuk dha një datë të saktë për zgjedhjet parlamentare, por theksoi se ato do të zhvillohen më herët sesa ishte parashikuar fillimisht.
Njoftimi vjen në një moment tensionesh politike dhe debatesh të forta në skenën e brendshme serbe, ndërsa opozita ka kërkuar zgjedhje të reja dhe ndryshime politike.
Zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë një test i rëndësishëm për qeverinë aktuale dhe për mbështetjen publike ndaj presidentit dhe partisë së tij.