BALLKAN, 27 Maj 2026, 16:23

Vuçiç mahnitet nga robotët kinezë në fabrikën e Xiaomi: U ndjeva sikur isha pjesë e një filmi

Vuçiç mahnitet nga robotët kinezë në fabrikën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është mahnitur gjatë vizitës në fabrikën moderne të makinave elektrike të kompanisë Xiaomi në Pekin.

Vuçiç vizitoi nga afër linjën e automatizuar të prodhimit, ku rreth 2 mijë robotë punojnë në dy turne dhe prodhojnë afro 1.500 automjete në ditë, me ndërhyrje minimale të njeriut.

I impresionuar nga niveli i teknologjisë dhe automatizimit, presidenti serb bëri edhe një reagim me humor në rrjetet sociale, duke thënë se u ndje sikur ishte pjesë e filmit “Kthim në të ardhmen”.

Ai shtoi se, pasi pa nga afër këtë teknologji, telefoni i tij celular iu duk “si objekt muzeu”.

Vizita lidhet edhe me planet e Serbisë për të bashkëpunuar me kompanitë kineze AgiBot dhe Minth Group për krijimin e bazës së parë të madhe të prodhimit të robotëve humanoidë në Evropë, me synim prodhimin në masë.