BALLKAN, 31 Maj 2024, 17:12

Vrau një person, lirohet nga burgu ish-deputeti i Kosovës

Vrau një person, lirohet nga burgu ish-deputeti i Kosovës

Ish-deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci është liruar nga burgu i Smrekonicës pasditen e së premtes.

Ai ka vuajtur dënimin me burgim lidhur me vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Geci ishte shpallur fajtor pasi në gusht të vitit 2014 në ballkonin e një kafeneje vrau  Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.