TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të premte është mbajtur seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. Në seancë ka dhënë dëshminë e tij një prej të akuzuarve, Kushtrim Kokalla.
Ai ka deklaruar se për Naim Murselin ka hyrë në kredi 25 mijë euro. Gjithashtu para trupit gjykues deklaroi se ishte takuar me Naim Murselin si edhe me Granit Plavën.
Ndër të tjera Kokalla ka thënë se nuk ka bërë marrëveshje me dy të akuzuar Murselin dhe Plavën. Avokati më tej e ka pyetur rreth takimeve të Kokallës me Murselin dhe Plavën, i cili ka pohuar se është takuar me ta.
Kokalla ka thënë se e kishte thirrur Murseli në shtëpinë e tij në Bërnicë dhe se është takuar më pas në Prishtinë me Plavën dhe me këtë të fundit janë kthyer në Gjakovë.
I akuzuari në rastin për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, ka thënë para gjykatës se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Naim Murseli e Granit Plava.
“Unë nuk i kam takuar as Granitin, as nuk kam bërë asnjë marrëveshje. Nuk kam pasur lidhje me këtë far pune, që e kam takuar Naimin me Granitin, për kryerjen e veprës”, është përgjigjur Kokalla.
Ai i është përgjigjur pyetjeve nga avokati i tij, Ndrecë Dodaj, i cili i tha se pse e kishte ftuar Murseli Kokallën në shtëpi.
“Arsyeja ka qenë sa me më mbajt afër për shkak se më herët kam marr kredi 25 mijë euro që më ka kërkuar Naimi dhe ajo ka qenë arsyeja me më mbajt më afër”, u përgjigj Kokalla.
Kokalla tha para gjykatës se problemet mes çiftit ishin të njohura jo vetëm për të, por edhe për familjet respektive, duke përfshirë çështje pune dhe xhelozi.
“Të gjithë e dinin për këto probleme, të mëdhenj e të vegjël”, tha ai.