BALLKAN, 1 Nëntor 2024, 19:57

VIDEO/ Publikohen pamjet e tragjedisë në Serbi me 13 viktima, momenti kur struktura e betonit bie sipër qytetarëve

VIDEO/ Publikohen pamjet e tragjedisë në Serbi me 13 viktima, momenti

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin ku një tendë e stacionit hekurudhor në Novi Sad te Serbisë është shembur, duke zënë poshtë dhjetëra njerëz. Siç u raportua deri më tani janë nxjerrë 13 trupa të pajetë nga rrënojat, e mbi 30 persona janë të lënduar.

Mediat vendase shkruajnë se shtatë automjete të emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja. Edhe pse vetë stacioni u rinovua së fundmi, struktura e betonit e ndërtuar në vitin 1964 u shemb pak para orës 12:00. Po ashtu autoritetet serbe kanë nisur hetimet e para gjersa raportohet se një pjesë të stacionit e ka rinovuar një kompani kineze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dnevnik (@dnevnik.rs)