BALLKAN, 16 Janar 2026, 10:06

VIDEO/ Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO/ Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen

Prezantuesja e RTK-së, Vlorë Fetoshi, ka shpërthyer në lot gjatë edicionit informativ ku po transmetonte lajmin për Masakrën e Reçakut, ngjarje kjo e cila i riktheu asaj edhe njëherë dhembjen e vrajses së babait të saj nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999.

“241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista, shkruar dhe 200 video-incizime, janë argumenteët e ekspozuar në muzeun e masakrës në Krushtë të Madhe të Rahovecit. 15 JANARI, dita e gjenocidit serb mbi popullatën civile, rikthen dhembjen te familjarët që humbën të dashurit e tyre në pranverën e ’99-ës”, tha mes lotësh prezantuesja.

Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon ta ketë kryer këtë masakër.