TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5100 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore.
Siç ka bërë të ditur PZAP-ja, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organizata joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Më 30 maj në Vushtrri, LVV kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur që ka recituar para pjesëmarrësve të tubimit.
Në përgjigjen ndaj ankesave, VV-ja ka thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e programit, por është ofruar vetë në prani të prindit për të recituar dhe kjo i është mundësuar. Sipas LVV-së, kjo nuk paraqet “angazhim të një personi nën 15 vjeç”./Koha

