TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria e Kosovës ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Kryeministri Albin Kurti theksoi se përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.
“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti, ndërsa e përshkroi Gardën si një strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së Jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal e global.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale. Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë.
Ndërkohë, kujtojmë që më 17 mars, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro rezolutën që e shpalli Iranin shtet sponsor i terrorizmit.