BALLKAN, 26 Shtator 2025, 17:29

Vdekja tragjike e vëllait të mitur të Gjestit, zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë, shoku i tij në gjendje kritike

Vdekja tragjike e vëllait të mitur të Gjestit, zbardhen detaje

Ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte vëllai i këngëtarit Gjesti. Dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë.

Hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën e tyre.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.