BALLKAN, 8 Nëntor 2024, 19:32

“Ujku i Çeliktë”: FSK teston gatishmërinë e njësive

“Ujku i Çeliktë”: FSK teston gatishmërinë e

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një vizitë në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, ku po zhvillohen stërvitjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Ujku i Çeliktë.”

Maqedonci u shoqërua nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shefi i Stafit të SHP, gjeneral brigade Ilir Qeriqi.

Në kamp, komandantët e FSK-së, përfshirë gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe nënkolonel Jaser Mulla, prezantuan progresin e ushtrimit dhe përgatitjet ushtarake.

Qëllimi i ushtrimit “Ujku i Çeliktë” është të vlerësojë kapacitetet e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhe Togut të mbështetjes luftarake të Policisë Ushtarake, duke synuar të sigurojë gatishmërinë e tyre për përmbushjen e misionit të FSK-së.