BALLKAN, 21 Janar 2026, 09:20

Trump fton Osmanin në ‘Bordin e Paqes’, presidentja e Kosovës publikon ftesën: Jam e nderuar, qëndrojmë si aleat i palëkundër i SHBA-së

Trump fton Osmanin në ‘Bordin e Paqes’, presidentja e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani me anë të një postimi në Facebook, ndërsa ka postuar edhe letrën e Trumpit.

Osmani vlerëson Donald Trump duke shkruar se “Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë”.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.

Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.

Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes - dhe ne jemi gati” shkruan Vjosa Osmani.

Trump fton Osmanin në ‘Bordin e Paqes’, presidentja e