BALLKAN, 14 Nëntor 2024, 09:55

Tragjedia/ Ishin në lule të rinisë, kush janë dy kushërinjtë që u vranë. Autori djali i politikanit të njohur

Tragjedia/ Ishin në lule të rinisë, kush janë dy

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Klinës në Kosovë mbrëmjen e djeshme, 13 nëntor.

Dy të rinj u vranë me armë zjarri në një lokal.

Sipas mediave në Kosovë viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

Mediat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

Ndërsa 19-vjeçari Hoti, autori i dyshuar i ngjarjes, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia.

Viktimat dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaku i tragjedisë.