Qytetarët e Prishtinës janë përballur me situata të vështira muajin e fundit. Bëhet me dije se 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga sulmet e sorrave.
Siç raportohet një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.
E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve. Gjithashtu nga fundi i muajit prill deri në mes të qershorit, sorrat janë më agresive kur mbrojnë zogjtë e tyre.