BALLKAN, 21 Janar 2026, 20:44

Situata apokaliptike në Greqi nga moti i keq/ Rrjedha e ujit merr para një grua, përplaset për vdekje nga makina

Situata apokaliptike në Greqi nga moti i keq/ Rrjedha e ujit merr para

Reshjet e dendura të shiut kanë goditur Greqinë. Situata paraqitet katastrofike. Mediat greke raportojnë se një grua ka humbur jetën pasi një makinë është rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe është përplasur.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë situatën e rëndë në Atikë, me rrugë të pakalueshme dhe të mbushura me ujë dhe mbeturina nga kodrat përreth.

Gjithashtu moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Atikën, me rrebeshët e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar imazhe të shkatërrimit biblik në shumë zona.