TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Kështu është shprehur ambasada e SHBA-së në Prishtinë, sipas të cilës të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se përpjekjet e kësaj Vetëvendosjes për të bllokuar certifikimin e partisë serbe janë dritëshkurtra dhe përçarëse.
Përsërit sërish se me veprime të tilla po dëmtohet stabiliteti i Kosovës, por gjithashtu edhe mundësia për të rifiluar dialogun strategjik me SHBA që u pezullua më herët për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti.
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në postim.
Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Dy vota ishin pro, 2 kundër ndërsa 7 abstenuan.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Nga 24 që aplikuan më parë, vetëm dy nuk u pranuan, dhe ato janë NISMA, e cila përmbushi të gjitha kriteret përveç listës së kërkuar të nënshkrimeve, dhe më pas Lista Srpska, e cila nuk mori vota të mjaftueshme.
Fakti që Lista Serbe nuk u certifikua për pjesëmarrje në zgjedhje çoi në një zinxhir reagimesh negative nga aktorët ndërkombëtarë.
Reagoi edhe misioni i OSBE-së, i cili e vlerësoi këtë vendim si një "devijim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht", si dhe zyra e BE-së në Kosovë, si dhe Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik në Kosovë.