TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Greqi, ku një 67-vjeçar dyshohet se u vra nga djali i tij 30-vjeçar pas një sherri në shtëpinë e tyre në Triadi të Selanikut.
Sipas informacioneve të publikuara nga protothema.gr, 30-vjeçari e goditi për vdekje të atin me një kaçavidë. Të gjitha goditjet dyshohet se janë shkaktuar në fytyrën e viktimës, ndërsa më shumë detaje mbi krimin makabër pritet të zbardhen nga autopsia, e cila pritet të kryhet nesër nga mjekët ligjorë, pas skanimit CT.
Burime autoritare raportojnë se në vendin e ngjarjes, ku u gjet trupi i 67-vjeçarit, nuk janë gjetur prova të tjera që lidhen me krimin dhe gjithçka të çon në dyshimin se vrasja është kryer me një kaçavidë.
30-vjeçari, i cili rrëfeu krimin, thuhet se fillimisht i ka deklaruar policisë se e kishte goditur të atin në kokë me një stol pas një sherri që kishin pasur të shtunën në mbrëmje. Megjithatë, kaçavida u gjet shumë pranë trupit të viktimës.
Babë e bir jetonin në një shtëpi të veçuar në Triadi, ku sipas informacioneve, 30-vjeçari jetonte në banesën kryesore, ndërsa babai në bodrumin ku u gjet i pajetë.
Policia u njoftua nga motra e 30-vjeçarit, e cila po kërkonte të atin dhe nuk po arrinte ta gjente, çka e bëri të shqetësohej.
Sipas të njëjtave burime, 30-vjeçari dyshohet se është përdorues droge.