BALLKAN, 29 Prill 2026, 22:35

Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, katër shtetas rumunë tentuan t’i fusin të padeklaruara në Kosovë

Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në pikën kufitare “Dheu i

Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar në Pikën Kufitare “Dheu i Bardhë”, pasi katër shtetas të Rumanisë dyshohet se kanë tentuar të hyjnë në Kosovë pa i deklaruar ato.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2026, rreth orës 09:30, kur një automjet tip BMW me targa të huaja ka hyrë në territorin e Kosovës. Mjeti drejtohej nga Ioan Budurlean, ndërsa pasagjerë ishin Darius Dumitru Stir, Beniamin Fechete dhe Daniel Suldac.

Pas kontrollit fillestar të dokumenteve dhe pyetjes së zakonshme nëse kishin diçka për të deklaruar, të katër shtetasit janë përgjigjur negativisht. Kjo ka sjellë dërgimin e tyre për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në pjesë të ndryshme të automjetit janë zbuluar para të fshehura dhe të kamufluara në mënyrë profesionale, të cilat janë identifikuar vetëm pas përdorimit të pajisjeve speciale.

Sipas autoriteteve, janë sekuestruar 122,600 euro dhe 4,187 lei rumune.

Për rastin është njoftuar Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e procedurës për “Kundërvajtje Doganore”.

Shuma e parave është sekuestruar dhe i është dorëzuar Doganat e Kosovës për procedura të mëtejshme, ndërsa katër shtetasit rumunë po intervistohen. Vendimi përfundimtar për fatin e tyre pritet të merret nga Prokuroria.