BALLKAN, 2 Mars 2024, 21:47

Rusia lëshon urdhër arresti për tre efektivë të Policisë së Kosovës, zbulohet arsyeja

Rusia lëshon urdhër arresti për tre efektivë të

Rusia ka lëshuar një urdhër arresti për tre anëtarë të policisë së Kosovës, duke kërkuar që emrat e tyre të pasqyrohen edhe në sistemin e Interpolit.

Sipas mediave në Serbi besohet se Moska kërkon arrestimin e efektivëve nga Kosova për shkak të arrestimit të një shtetasi rus në vitin 2019 në Kosovë.

Rusia ka më shumë se 100 mijë persona në listën e të kërkuarve. Lista është rritur veçanërisht pas nisjes së konfliktit të armatosur me Ukrainën.