BALLKAN, 15 Shtator 2025, 13:12

Rubin: Për Thaçin, Amerika ishte simbol, kërkonte respekt e besim! Shumë mirënjohës se u shpëtuam jetën shqiptarëve të Kosovës

Rubin: Për Thaçin, Amerika ishte simbol, kërkonte respekt e

James Rubin ka folur gjate deshmise se tij ne gjykaten speciale ne Hage, për bashkëpunimin e Amerikës me Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se Thaçi e shihte Amerikën si simbol.

“Nuk mund ta përsëris, herë pas here. Por, ne kishim ndihmuar shqiptarët e Kosovës, ishim shumë mirënjohës se u shpëtuam jetën, udhëheqësit e tyre ishin poashtu shumë mirënjohës, të kujdesshëm me deklarata e kërkesa.

Për të Amerika ishte simbol. Pasqyrim i asaj që ai konsideronte shtet i fuqishëm i mirë. Ai donte që Amerika ta respektonin, ta besonin. Qoftë me presidencë republikane apo demokratike. Donte mbështetjen e Amerikës”, tha Rubin.