BALLKAN, 5 Korrik 2022, 16:40

Rritje drastike e rasteve me Covid-19 në Greqinë fqinje, 25,566 të infektuar për 24 orë

Rritje drastike e rasteve me Covid-19 në Greqinë fqinje, 25,566

Numri i të infektuarve me koronavirus po rritet në mënyrë drastike në Greqinë fqinje. Mediat në vend raportojnë se numri i rasteve për 24 orët e fundit ishte 25,566. Duke e çuar kështu totalin në 3,755,074, prej të cilëve 48.5% janë meshkuj.

Rastet pozitive patën një ulje përgjatë të premtes, së shtunës dhe të dielës, për t’u trefishuar më pas të hënën.

Po ashtu, bëhet e ditur se si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë ndërsa totali shkon në 30,349 që nga fillimi i pandemisë. Prej rasteve fatale, 95.7%  kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.