BALLKAN, 29 Tetor 2025, 20:06

“Rrini në linjë”, këshilltari i Osmanit paralajmëron njohje të reja me një foto nga Riadi

“Rrini në linjë”, këshilltari i Osmanit

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka paralajmëruar njohje të reja pak orë pasi u bë zyrtare njohja e Republikës së Kosovës nga Siria.

Kupina krahas një foto të përbashkët me presidenten dhe stafin, nga Riadi tha se njohja prej 120 shtetesh nuk mbetet me kaq.

“Rrini në linjë”, ka shkruar ai, gjithashtu ka vlerësuar punën e Osmanit për njohjen e sotme nga Siria.

Postimi i plotë

Gëzimi që nuk ka nevojë për fjalë, pas njohjes nga  Angazhimi dhe shkathtësia e Presidentes Vjosa Osmani, rrumbullakësoi 120-in. Por, ky numër nuk ndalet me kaq. Rrini në linjë...