TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari është rrëzuar të mërkurën pas një mocioni mosbesimi në Parlament.
Kështu, në vend krijohen kushtet tashmë për një raund tjetër zgjedhjesh.
Me votimin e sotëm në parlament ku 123 deputetë votuan “pro” dhe 116 “kundër”, tashmë partia e Petkov-it ka një mundësi të dytë që të propozojë një qeveri në parlament.
Nëse kjo përpjekje dështon, atëherë mbeten edhe dy përpjekje nga dy partitë e tjera përpara se presidenti të caktojë një drejtues të kabinetit dhe të njoftojë zgjedhjet e parakohshme.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ia hodhi fajin Rusisë dhe mafies së fuqishme të vendit, për rrëzimin e qeverisë së tij, e cila nuk mundi të siguronte votat e mjaftueshme për të sigurur votëbesimin në parlament.
Petkov, i cili erdhi në pushtet vetëm gjashtë muaj më parë, u votua për një premtim për të luftuar korrupsionin e shfrenuar në vend dhe e ka shtyrë Sofjen të marrë një linjë jashtëzakonisht të fortë kundër Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës.
Petkov drejtoi gishtin nga ambasadori rus në Sofje dhe akuzoi Rusinë për ushtrimin e ndikimit të saj për largimin e tij nëpërmjet ligjvënësve nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.