BALLKAN, 8 Nëntor 2025, 23:00

Roja bregdetare greke shpëton 31 emigrantë të tjerë nga një gomone që rrezikonte të mbytej

Roja bregdetare greke shpëton 31 emigrantë të tjerë nga

Autoritetet greke kanë shpëtuar 92 emigrantë të paligjshëm gjatë ditës së sotme. Emigrantët u shpëtuan në zonën detare në jug të Gavdosit.

Një anije patrullimi e Rojës Bregdetare gjeti dhe shpëtoi 31 të huaj që ndodheshin në një gomone që rrezikonte të mbytej pasditen e së shtunës. Të shpëtuarit u transferuan, në portin e Karave të Gavdosit, ku ndodhen 61 persona të tjerë, të cilët u shpëtuan në mëngjes.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet do t’i transferojnë në strehim të përkohshëm, në Qendrën e Ekspozitave Agia në Hania.