BALLKAN, 12 Shkurt 2024, 12:50

“Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ka ndryshuar”- Mitsotakis: Dialogu me Serbinë, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve

“Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ka ndryshuar”-

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka përsëritur se qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar.

Komentet ai bëri në Beograd ku po qëndron për vizitë zyrtare dhe u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Mitsotakis theksoi  pas takimit me Mitsotakis se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.

“Presidenti, Vuçiç, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme, stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne”, theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Ndërsa  shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene.