TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 17:00 ka arritur në 32.35%. Nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në listën e votuesve, kanë marrë pjesë 646, 829 qytetarë.
Në total janë përpunuar 2,142 nga 2,557 vendvotime, që përbën 83.77% të votimeve të përpunuara.
Kjo tregon një pjesëmarrje të konsiderueshme, megjithatë ende ka kohë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre deri në mbylljen e vendvotimeve.
Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.
Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.