BALLKAN, 28 Mars 2026, 12:16

Prishtinë/ Pas reagimeve të shumta për të dhëna të pasakta, hiqet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Prishtinë/ Pas reagimeve të shumta për të dhëna të

Pas reagimeve të shumta për të dhëna të pasakta, janë larguar nga sheshi i Prishtinës tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me autor Shkëlzen Gashi.

Largimi u bë një ditë pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës.

Kryetari Rama publikoi pamje në Facebook nga aksioni i ekipeve të kryeqytetit për heqjen e tabelave nga sheshi.