TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi!
Mësohet se ish numri dy i qeverise se RMV, eshte vetedoreduar pas qendrimit ne arrati per me shume se nje vit!
Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia.
Sipas mediave maqedonase, Grubi u paraqit në orët e para të mëngjesit vullnetarisht pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe se ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore.
Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria.
Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.
Ai është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.
Sipas organeve të ndjekjes, hetimet kanë të bëjnë me vendime dhe kontrata që dyshohet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme në buxhetin e institucionit, që përllogariten në 500 milionë denarë apo mbi 8 milionë euro. Prokuroria pretendon se përmes procedurave të kontestuara janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike.
Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.